Miss Earth 2023, Drita Ziri: “Kanë ndryshuar kriteret e bukurisë, kompeticionet detyrohen të…”

vovalbania September 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Miss Earth 2023, Drita Ziri: “Kanë ndryshuar kriteret e bukurisë, kompeticionet detyrohen të…”

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Miss Earth 2023, Drita Ziri. Për herë të parë, Shqipëria sjell një kurorë kaq të rëndësishme, teksa Drita përshkruan këtë eksperiencë të jashtëzakonshme për të. Ajo u shpreh për mbështetjen dhe përkrahjen që ka patur gjatë kësaj periudhe.

Si kanë qenë prapaskenat mes konkurrenteve të tjera të Miss-it? Ka pasur rivalitet apo komente negative mes njëra-tjetrës?

E kam përjetuar mjaft mirë dhe e kam menaxhuar veten. Ngaqë jam marrë me balet, kjo do shumë disiplinë dhe ke njerëz që të thonë dhe në fytyrë që ti nuk bën, apo ke krahasime me dikë tjetër. Me kalimin e kohës kjo të bën më të fortë. Kur ti shkon në kompeticione të tilla kaq të mëdha, nuk shkon të prezantosh vetëm veten por dhe vendin tënd. Për këtë arsye të gjitha janë shumë të përmbajtura dhe me sjellje të mirë. Por në fund të gjitha janë aty për të fituar. Nuk ka sjellje të pakëndshme, nëse ka eliminohen. Ka dhe nga ato vajza që pas kurorëzimit, nuk mund të komunikosh më sepse kanë pasur pritshmëri të tjera.

Si kanë ndryshuar kriteret e bukurisë në këto kompeticione në krahasim me dikur?

Nuk mund t’i thuash një shteti që konkurrentja e tyre nuk është e duhura, pasi çdo shtet ka kriteret e veta. Gjithçka është bërë relative dhe kompeticionet detyrohen të bëjnë pjesë edhe vajza që dikur mund të mos kenë qenë të duhura. Janë evente që mbahen me shikueshmërinë e publikut dhe nuk mund të mënjanojnë njeri. Por kanë ndryshuar shumë nga dikur. E gjitha nga mediat sociale, që i ka afruar publikun me informacionet që ndodhin. Publiku do diçka më realiste që e ndien afër vetes. Prandaj po vijnë këto risi. Por ka ende ‘brand-e’ që i përmbahen rregullave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE