Zbulohet emisioni i ri i Bora Zemanit në Top Channel
vovalbania
September 12, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Bora Zemani do të rikthehet në ekran në sezonin e ri televiziv me një format tërësisht të ri, nga sa jemi mësuar ta shohim deri tani.
Gjasat janë që ajo të marrë drejtimin e një game show që pritet të nisë çdo të dielë në ekranin e Top Channel. Ishte Lori ajo që la të nënkuptohej përmes një ask në instagram se do të vijë një format i tillë në ekranin e Top Channel këtë sezon.
Nga ana tjetër Bora duket se ka nisur provat, ku do të vijë me një look ndryshe dhe një ngjyrë flokësh që përafrohet te bjondja.
Ditën e djeshme Bora ka postuar në instagram disa video ku duket se po bëhet gati për programin e ri, ndryshe nga sa u përfol në media se ajo u la jashtë programeve të Top Media këtë sezon.
/Vip Magazine/