A e dinit që qentë mund të mbajnë mend emrat e lodrave të tyre për të paktën 2 vjet?!
Kafshët shtëpiake njihen si “nxënës” të talentuar të fjalëve. Këtë e vërteton më së miri edhe një studim i fundit sipas të cilit qentë mund të mbajnë mend emrat e lodrave të tyre për të paktën 2 vjet. Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se kjo kafshë shtëpiake ka aftësi të unike për të mësuar emrat e qindra objekteve të ndryshme.
Studimi i ri i botuar në revistën Biology Letters tregon se tani qentë mund të mbajnë mend emrat e disa prej këtyre lodrave për një periudhë më të gjatë kohore. Për shkencëtarët kjo është një shpresë për të zbuluar se si kafshët dhe veçanërisht qentë janë të aftë të ruajnë dhe të memorizojnë kujtimet e tyre njësoj si njerëzit. Drejtoresha e këtij grupi studimor, Claudia Fugazza, shtë shprehur për mediat e huaja:
Ne e dimë se qentë mund të kujtojnë ngjarje për të paktën 24 orë dhe aromat deri në një vit, por ky studim na tregon se disa qen të talentuar mund të mbajnë mend fjalët për të paktën dy vjet. Gjetja jonë e studimit aktual nuk mund të përgjithësohet me qentë e tjerë, sepse ne studiuam vetëm qentë të cilët tregojnë një talent të veçantë për të përvetësuar emërtime objektesh.
Studiuesit analizuan sjelljet e pesë qenve, që sipas tyre kishin mësuar emrat e shumë lodrave dhe më pas u testuan për aftësitë e tyre të kujtesës dy vjet më vonë. Çuditërisht studiuesit zbuluan se katër nga pesë qentë e marrë në studim mbanin mend emrat e 60-75% të lodrave të tyre pas dy vitesh. Ekipi shtoi se perfomanca e qenve ishte mesatarisht 44% zgjedhje e saktë, e cila dukshëm përkonte me një shifër mbi nivelin e rastësisë.