Zbulohen detaje nga emisioni i ri i Bora Zemanit! Argëtim dhe çmime të mëdha për t’u fituar

vovalbania September 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohen detaje nga emisioni i ri i Bora Zemanit! Argëtim dhe çmime të mëdha për t’u fituar

Së shpejti, në ekranin e Top Channel, do të nisë një format i ri game show, ku moderatore do të jetë Bora Zemani, e cila rikthehet në një projekt të freskët dhe argëtues për shikuesit shqiptarë.

Ky format do të sjellë një përzierje të ngazëllyer të lojës dhe argëtimit, duke sjellë në fokus shkathtësinë dhe mendjemprehtësinë e pjesëmarrësve.

Formati i ri është patentë ndërkombëtare, “The Pyramid”, një seri game show e krijuar në SHBA nga Bob Stewart. Shfaqja filloi më 26 mars 1973 në CBS me titullin “The $10,000 Pyramid” dhe më pas u zhvillua në disa versione të ndryshme ndërkombëtare.

Pyramid përfshin dy ekipe të përbëra nga një personazh i famshëm dhe një garues, të cilët përpiqen të identifikojnë fjalë dhe fraza misterioze brenda një kategorie të caktuar, brenda një kohe të caktuar, për të fituar çmime të mëdha në para. Kjo lojë është e njohur për tabelën e saj të veçantë në formë piramide.

Formati i Pyramid ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar gjithsej nëntë çmime Emmy për game show më të mirë, vetëm pas Jeopardy, që ka fituar 13 Emmy.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64065 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE