Cikloni “Boris”, 4 viktima në Rumani!

vovalbania September 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cikloni “Boris”, 4 viktima në Rumani!

Nga moti i keq me reshje të dendura shiu, katër persona kanë gjetur vdekjen në Rumani. Si pasojë e tyre ka përmbytjeve masive e që kanë goditur Europën Qendrore e Lindore.

Katër persona u gjetën të pajetë në rajonin e Galatit, pas operacioneve të kërkimit, njoftuan shërbimet e urgjencës rumune në një deklaratë. Për shkak të reshjeve të dendura kanë ndodhur përmbytje dhe në total, në të gjithë vendin dhjetëra persona janë shpëtuar.

Kryeministri rumun Marsel Çiolacu pritet të shkojë që të shohë nga afër zonat e përmbytura. Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Austria, Hungaria dhe Rumania janë duke u përgatitur për kalimin e ciklonit “Boris”. Shumë aktivitete kulturore janë anuluar për shkak të erërave të forta e reshjeve të jashtëzakonshme. Moti i keq nuk ka kursyer as Shqipërinë e priten stuhi që mund të jenë problematike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash mesatare e të dendura ndërsa nuk mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell.

Reshjet e shiut janë prezente që në orët e para të 24 orëshit, me intensitet të ulët e mesatar. Ato do të vijojnë të herëpasherëshme gjatë gjithë ditës në formën e shtrëngatave e po ashtu me rrebeshe të shpejta afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër. Në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër të vendit, shirat kanë intensitet deri të lartë, në formën e stuhive të cilat mund të shfaqen problematike.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve. Era fryn nga kuadrati i perëndimit e me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare e në momentin e zhvillimit të vranësirave, hera-herës fiton shpejtësi 12-18m/sek. Deti është i forcës 3-4 ballë. Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme në të dyja vlerat.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
14/22
Re shi

Kukës
11/20
Re shi diell

Lezhë
14/21
Re shi

Dibër
11/20
Re shi diell

Durrës
16/24
Re shi diell

Tiranë
16/24
Re shi diell

Elbasan
12/23
Re shi diell

Berat
14/24
Re shi diell

Vlorë
16/23
Re shi diell

Korçë
10/19
Re shi diell

Gjirokastër
14/21
Re shi diell

Sarandë
16/23
Re shi diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65158 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE