Broja feston ditëlindjen në Top Channel, sulmuesi i Kombëtares flet për dëmtimin e rëndë: “E kalova duke…”

vovalbania September 14, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Broja feston ditëlindjen në Top Channel, sulmuesi i Kombëtares flet për dëmtimin e rëndë: “E kalova duke…”

Armando Broja u kthye një vit më parë nga një dëmtim i rëndë që e mbajti jashtë fushave për disa muaj. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili festoi ditëlindjen e tij të 23-të në Top Channel foli se si e kaloi këtë dëmtim.

I ftuar në emisionin “Hipokrati”, Broja tregoi se falë ndihmës së të afërmve të tij dhe synimin që kishte për t’u rikthyer sa më shpejtë në fushë, luajtën një rol kyç për ta lënë pas dëmtimin.

“Brenda një viti kemi pasur ditë pozitive. Për çdo muaj kisha synimin tim. Dhe kështu muajt kalonin më shpejtë me synimin për t’u rikthyer në fushë. Unë i them njerëzve që ka për të pasur ditë më të bukura përpara, nuk duhet të mërzitesh menjëherë sepse duhet të jesh me mentalitetin pozitiv. Nëse mërzitesh shpejt, të bën më keq. Unë i kisha pranë të gjithë, mamin, babin, motrat, kushërinjtë, shokët, tifozët shqiptarë sepse më kanë çuar mesazhe shumë të bukura kur u dëmtova. Dhe klubi i Chelsea më ka ndihmuar shumë, doktorët sepse kanë punuar me mua çdo ditë. I falënderoj të gjithë sepse më kanë mbajtur pozitiv dhe të lumtur.

Tifozët e Kombëtares shqiptare janë dhe më afër zemrës. Të mbështesin më shumë se në Angli. U kënaqa shumë kur më çuan mesazhe në rrjete sociale. Kur i lexon ato, të japin një ndjesi të mirë, të japin forcë. Do të kthehesh për ata. Kur i lexova doja të kthehesha për ata. Më pëlqen shumë kur e vesh fanellën e Kombëtares dhe mezi pres të rikthehem në fushë.

Kur kam pasur dëmtime të vogla, babi më ka thënë se do më ndihmojë dhe më ka vendosur vaj ulliri ose gjëra të tilla (qesh). se di për qepë dhe kripë, por ndoshta po.

Ditëlindja e 23-të në Shqipëri? Jam shumë i lumtur sepse për herë të parë jam duke e festuar këtu. Është një ditë speciale për mua. Jam një vit më i madh, një vit më i pjekur, më i rritur, më i sigurt. Kam dhe familjen e mua.

Duhet të qëndrosh pozitiv. T’i mbash njerëzit që të ndihmojnë afër. Ata të japin forcë. Gjithmonë duhet të shohësh përpara. Nuk do të rrish shumë kohë i dëmtuar. Ajo gjë kalohet. Kemi një shprehej në Angli, që stuhia nuk zgjat gjithmonë dhe dielli do të dalë përsëri”, u shpreh Broja.

Në fund të emisionit, Broja mori dhe një surprizë të veçantë, i cili fryu qirinjtë e ditëlindjes së tij, me një tortë në formën e topit të futbollit që i erdhi në studio.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE