Java mbyllet me mot të keq/Parashkimi për sot!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ashtu si dje edhe ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti mbetet me vranësira mesatare e të dendura ndërsa nuk mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell. Reshjet e shiut janë prezente që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet të ulët dhe mesatar.
Përgjatë vijës bregdetare, në orët e para të ditës, reshjet shfaqen të herëpasherëshme e me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike, si dhe mund të jenë problematike.
Ndërsa në orët e pasdites, ato humbasin territor dhe intensitet e në pjesën më të madhe të territorit pritet të jenë me intensitet të ulët. Në jug, janë të herëpasherëshme e me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje, bëhen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatar në relievet malore në juglindje.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve.
Era fryn nga jugperëndimi, me shpejtësi mesatare deri në 8-10m/sek. Hera-herës, përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave, fiton shpejtësi 12-14 m/sek. Deti i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme në të dyja vlerat.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
14/24
Re shi diell
Kukës
13/20
Re shi
Lezhë
16/23
Re shi diell
Dibër
10/20
Re shi
Durrës
16/27
Re shi diell
Tiranë
16/24
Re shi diell
Elbasan
15/23
Re shi
Berat
14/24
Re shi
Vlorë
18/24
Diell re shi
Korçë
11/19
Diell re shi
Gjirokastër
14/25
Diell re shi
Sarandë
16/25
Diell re shi