Sara Hoxha na i bëri ‘sytë zemra’ me foton e fundit me Poem Blu!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Sara Hoxha na i bëri ‘sytë zemra’ me foton e fundit me Poem Blu!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10//sara-hoxha-na-i-beri-syte-zemra-me-foton-e-fundit-me-poem-blu.jpg)
Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë më e njohur me anë të postimeve të saj në rrjete sociale. Duke ia nisur me thjeshtësinë e saj dhe momenteve nga përditshmëria, Sara ka arritur të fitojë mbi 400 mijë ndjekës në Instagram.
Sara shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe vajzës së saj Poem dhe kështu ka qenë edhe një ndër postimet e fundit ditën e sotme. Bukuroshja ka postuar një foto në Instastory së bashku me Poem dhe na i kanë bërë ‘sytë zemra’. Të dyja kanë pozuar në të njëjtën mënyrë e kështu është vënë akoma më shumë në dukje ngjashmëria mes tyre.
Gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj, Sara Hoxha, nis rrugëtimin në “Dancing with the Stars”, i cili do të na shoqërojë çdo të premte nga data 7 tetor . Të gjithë konkurrentët ashtu edhe si dhe Sara kanë nisur provat për natën e parë të spektaklit e këtë bukuroshja na e ka treguar së fundmi, duke postuar një video teksa shfaqë veten e saj shumë të lodhur nga provat, duke na treguar kështu se po punon shumë që të ketë një performancë sa më të mirë natën e parë të spektaklit.