Berisha vijon përballjen me dosjen e SPAK-ut/Meta shpërthen kundër Dumanit!

vovalbania September 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha vijon përballjen me dosjen e SPAK-ut/Meta shpërthen kundër Dumanit!

Në dosjen me 499 faqe, SPAK ka renditur edhe pagesat që janë bërë nga Argita Malltezi, bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi, si dhe nga djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha për babanë e tyre lidhur me shpenzimet shëndetësore e të zyrave avokatore në Francë e Britani lidhur me çështjen “non-grata”.

Sipas dosjes së SPAK-ut, nga viti 2014 deri më 2024-ën janë bërë shtatë pagesa për shpenzime shëndetësore dhe avokatët që në total kapin vlerën 434 mijë euro e 153 mijë dollarë. I pyetur mbi këtë pjesë të dosjes Berisha tha:

Shpenzimet për kujdesin shëndetësor. Sali Berisha ka kursimet e veta, të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILDKPI. Nuk është marrë kurrë me administrimin e tyre, edhe të miat edhe të Lilit, i administron vajza jonë, Argita Malltezi.

Lidhur me shpenzimet shëndetësore do t’ju rrëfej një sekret, në të gjitha rastet ka marrë një porosi nga unë. Këto shpenzime do i marrësh nga kursimet e mia, ajo nuk e ka zbatuar. Ka gjykuar që këto shpenzime t’i përballojë me kursimet e saj dhe unë i jam mirënjohës, asaj dhe Abit. Ne jemi familje me solidaritet të madh.

Lidhur me ndonjë transfertë që ka bërë Jamarbër Malltezi me porosi të Argitës, e cila nuk ka qenë në Shqipëri, ata e kanë zgjidhur problemin fill mbrapa. Pra nuk ka asnjë shkelje ligjore, ata që mendojnë se është ryshfet solidariteti familjar, ata nuk kanë familje. Mund të jenë prindër, por nuk janë, nuk e meritojnë, tha Berisha.

Sipas tij “pagesat me avoketërit janë bërë, por janë të gjitha hua të katër personave, që janë në procesin e shpalljes “non grata” nga lobimi korruptiv i Edi Ramës, Soros-it dhe MgGonigal-it pranë Blinken”-it.

Nuk ka pagesa nga Abi Malltezi, hua mund të ketë dhe ajo është shlyer. Të ardhurat e Abit janë nga trashëgimia e pronat e trashëguara. Pasuria nga trashëgimia sipas Nenit 177 të Kodit të Familjes është vetjake.

Kundër SPAK-ut vazhdon i zëshëm edhe Ilir Meta. Presidenti i Partisë së Lirisë shpërtheu sot kundër numrit një të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar, Altin Dumani për të cilin tha se po mban peng njerëz brenda opozitës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE