Mot i paqëndrueshëm, ja kur riaktivizohen shirat!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash, si dhe intervale kthjellimesh.
Nga orët e mesditës e pasdite priten reshje shiu të herëpas’herëshme e me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra, në pjesën më të madhe të territorit. Më pas do të humbasin intensitet dhe territor deri në ndëprerjen e tyre për t’u riaktivizuar nga orët e mesnatës.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve. Era fryn me drejtim lindje-juglindje e me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në male e në lugina, era fiton shpejtësi 10-13 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
16/27
Re shi diell
Kukës
10/21
Re shi diell
Lezhë
15/28
Re shi diell
Dibër
8/22
Re shi diell
Durrës
16/30
Diell re shi
Tiranë
16/29
Diell re shi
Elbasan
15/28
Diell re shi
Berat
14/28
Diell re shi
Vlorë
18/27
Re shi diell
Korçë
10/20
Re shi diell
Gjirokastër
15/23
Re shi diell
Sarandë
17/25
Re shi diell