E rëndë në Has! Banesa përfshihet nga flakët, ndërrojnë jetë nënë e bir

vovalbania September 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë në Has! Banesa përfshihet nga flakët, ndërrojnë jetë nënë e bir

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Has ku nënë e bir kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët

Incidenti është regjistruar rreth orës 02:00 në fshatin Nikoliq, informoi sot policia.

57-vjeçari i identifikuar si Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën, Fatime Lushi e cila kishte mbetur e bllokuar mes flakëve, por fatkeqësisht asnjeri nuk ka mundur dot të dalë prej andej.

Zjarrfikëset kanë nxjerr nga banesa dy trupat e viktimave.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rexh Lushi.

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi Rexh Lushi  dhe nëna e tij, shtetasja Fatime Lushi ndërsa bashkëshortja e shtetasit Rexh Lushi, shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarri

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE