Tragjike/ Digjet shtëpia në Has, djali hyn për të shpëtuar nënën, humbin jetën të dy

vovalbania September 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjike/ Digjet shtëpia në Has, djali hyn për të shpëtuar nënën, humbin jetën të dy

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Nikoliq të Hasit.

Nënë e bir, Time Lushi dhe Rexh Lushi, kanë humbur jetën në flakët e zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre.

Djali i shtëpisë Rexh Lushi ka lajmëruar zjarrfikësen dhe teksa po përpiqej të shpëtonte nënën e tij pas shpëtimit të bashkëshortes, ka mbetur i bllokuar mes flakëve dhe nuk ka mundur të dalë.

Zjarrfikësit, që u nisën me vonesë për shkak të kushteve të vështira të rrugës, kanë gjetur trupin e Time Lushit, ndërsa trupi i djalit është gjetur më vonë.

Ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e bashkëshortes së viktimës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64388 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE