Wenger e afroi si talent, ish-lojtari i Arsenalit arrestohet me 60 kg drogë

vovalbania September 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Wenger e afroi si talent, ish-lojtari i Arsenalit arrestohet me 60 kg drogë

Ish-futbollisti i Arsenalit, 33-vjeçari Jay Emmanuel-Thomas u arrestua pasi akuzohet për import droge pasi iu sekuestrua kanabis me vlerë 700 mijë euro në aeroportin Stansted në Londër.

Emmanuel-Thomas u kap duke tentuar të kontrabandonte drogën në dy valixhe, me të cilat mbërriti në Britaninë e Madhe me një fluturim nga Bangkoku më 2 shtator. Siç njoftoi Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), 60 kilogramë kanabis u gjetën në dy valixhe që i përkisnin sulmuesit aktual të Geenock Morton në Skoci.

Oficerët e NCA-së ndaluan më pas futbollistin që dikur u lavdërua publikisht nga Arsene Wenger, ish-trajneri legjendar i Arsenalit që parashikoi një karrierë të shkëlqyer për Emmanuel-Thomas dhe tha se priste gjëra të mëdha prej tij.

Tashmë sulmuesi akuzohet për “importim të drogës së klasës B”, e cila kap një vlerë prej plotë 700 mijë eurosh. 33-vjeçari u ndalua dhe do të dalë në Gjykatën e Magjistraturës në Carlisle, teksa së bashku me Emmanuel-Thomas u arrestuan dy femra të moshës 28 dhe 32 vjeç.

Emmanuel-Thomas u rrit në Arsenal, por luajti vetëm pesë ndeshje për ekipin e parë të ‘Topçinjve’ dhe më pas e ndërtoi karrierën e tij në Championship. Në kategorinë e dytë të futbollit anglez ka luajtur për Ipsuich, Blackpool, Cardiff, MK Dons, QPR dhe Bristol City, ndërsa sot është anëtar i divizionit të dytë skocez me skuadrën e Morton.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65764 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE