Hygerta Sako zbulon sekretin e rinisë!
Hygerta Sako, 47 vjeçare, shprehet se po e shijon çdo moment të jetës së saj. Në një intervistë së fundmi, ajo theksoi se bukuria e punës, familjes dhe shoqërisë e rrit kënaqësinë e saj në çdo fazë të jetës.
Sako pranon se gjenetika ka luajtur një rol të rëndësishëm në pamjen e saj. Ajo kujdeset për veten dhe preferon të shmangë ndërhyrjet estetike, për shkak të frikës nga efektet anësore që ato mund të sjellin. Hygerta theksoi se ka ende dhëmbët e saj origjinalë, të pa prekur dhe nuk i ka zbardhur asnjëherë, për t’u siguruar se nuk do të dëmtojë pamjen e saj.
Fatmirësisht, kam trashëguar lëkurën e nënës sime, e cila sot është 80 vjeç dhe ka një lëkurë për t’u pasur zili
– duke shtuar se asnjë nga ata në familje nuk e tregojnë moshën e vërtetë. Hygerta përpiqet të jetojë një jetë të shëndetshme, duke u ushqyer mirë dhe duke respektuar oraret e gjumit. Megjithatë, ajo pranon se ka një dobësi, duhanin, por po bën përpjekje për ta menaxhuar.
Kjo filozofi jetese, e përqendruar në kujdesin e vetes dhe harmoninë, e ka ndihmuar Hygertën të ndjehet mirë në lëkurën e saj, duke provuar se bukuria nuk ka të bëjë vetëm me moshën.