Von der Leyen: Jam në Kiev në vizitën e 8-të/Furnizimi me energji, në fokus!

vovalbania September 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Von der Leyen: Jam në Kiev në vizitën e 8-të/Furnizimi me energji, në fokus!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti në kryeqytetin ukrainas Kiev me një premtim për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian për Ukrainën, duke përfshirë ndihmën në lidhje me atë që do të jetë një tjetër dimër i vështirë.

Vizita ime e tetë në Kiev vjen pasi i ftohti fillon herët dhe Rusia vazhdon që të synojë infrastrukturën energjetike, shkroi von der Leyen në një postim në X, ku dhe publikoi një foto në stacionin e trenit.

Ne do të ndihmojmë Ukrainën në përpjekjet e saj të guximshme. Unë jam këtu për të diskutuar mbështetjen e Europës. Nga përgatitja e dimrit te mbrojtja e deri tek pranimi dhe përparimi në kreditë e G7-ës.

Shefja e KE-së do të diskutojë ndihmën për furnizimin me energji të Ukrainës me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Blloku do të sigurojë 160 milion euro të tjera për Ukrainën, për të ndihmuar në riparimin e infrastrukturës së dëmtuar të energjisë, zgjerimin e energjisë së rinovueshme, si dhe financimin e vendstrehimeve, tha von der Leyen para se të niste udhëtimin drejt Kievit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë me qendër në kryeqytetin francez Paris (IEA) paralajmëroi këtë javë se dimri i ardhshëm mund të jetë më i ashpëri ndonjëherë për Ukrainën.

Ndërsa Rusia po intensifikon sulmet e saj ndaj termocentraleve e rrjeteve të transmetimit të Ukrainës, infrastruktura energjetike e vendit është nën presion të konsiderueshëm, vuri në dukje IEA.

Më herët, shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s u shpreh se është “vendim politik” çështja nëse duhet të lejohet Ukraina që të sulmojë thellë brenda Rusisë me armë perëndimore me rreze të gjatë veprimi, por se nga pikëpamja ushtarake, kjo do të ishte brenda të drejtës ligjore të Ukrainës.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, REL, admirali Rob Bauer deklaroi se “heqja e kufizimit nuk është çështje që NATO po e diskuton”, por sipas mendimit të tij, si udhëheqës ushtarak, “përgjigjja do të ishte po”.

Vazhdimisht, Ukraina po kërkon lejen e Perëndimit që armët me të cilat e ka furnizuar të përdoren nga trupat ushtarake ukrainase më në brendësi të territorit rus. Presidenti amerikan, Joe Biden tha se po shqyrtojnë opsionet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE