Dikur ish-i i saj, Jennifer Lopez në negociata për të blerë pronë pranë reperit Diddy?!

vovalbania September 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dikur ish-i i saj, Jennifer Lopez në negociata për të blerë pronë pranë reperit Diddy?!

Ylli i muzikësa pop Jennifer Lopez, e cila është në proces divorci me ish-burrin, aktorin, Ben Affleck, po negocion blerjen e një prone 55 milionëshe në Los Angeles, pranë pronës që, reperi Diddy, me të cilin ishte në lidhje nga viti 1999 deri më 2001, është duke e shitur për 61 milionë dollarë.

Ylli i filmit “Selena” është duke negociuar për ta përfunduar marrëveshjen për pronën prej 30 mijë metrash katrorë, në lagjen “Holmby Hills” të Los Angelesit. Një burim i ka thënë TMZ-së se aktorja është duke u munduar ta zbresë çmimin e shtëpisë, deri në 39 apo 30 milionë dollarë.

Këngëtarja e hitit “Love Don’t Cost A Thing”, ka filmuar një pjesë të filmit “Atlas” në pronën në fjalë, film i cili u dha premierë në platformën Netflix në muajin maj. Ajo dhe Ben kishin blerë shtëpinë e përbashkët, në Beverlly Hills të Kalifronisë, për 60 milionë dollarë, të cilën e vendosën në shitje më herët gjatë këtij viti, pasi u raportua se patën probleme martesore. Lopez dorëzoi kërkesën për divorc nga aktori në datën e përvjetorit të dytë të martesës së tyre. Ndërkohë ditë më parë, ish-çifti, janë parë duke darkuar bashkë më fëmijët e tyre në një restorant në Los Angeles.

Së fundmi Ojani Noa, ish-bashkëshorti i Lopez, ka ndarë mendimet e tij për ndarjen e këngëtares nga Ben Affleck në një intervistë të fundit. Në vitin 2022, Noa kishte shprehur dyshime për qëndrueshmërinë e martesave të Lopez, duke theksuar se ajo kishte qenë e fejuar gjashtë herë dhe se Affleck ishte burri i katërt. Ai ndau ndjenja të ngjashme kur ishin të martuar, duke e përshkruar atë si një marrëdhënie që ndjeu se kishte arritur në fund për shkak të ndjenjave të dyshimta.

Noa, i cili ishte bashkëshorti i parë i Lopez dhe u martua me të në vitin 1997, theksoi se ai kishte qenë në krah të saj në fillimet e karrierës së saj dhe kishte investuar shumë në marrëdhënien e tyre. Ai ka komentuar edhe për mënyrën se si Lopez i ka quajtur ata të dy me të njëjtin pseudonim, “Papi”. Në intervistë, Noa ka përshkruar ndjenjat e tij pas ndarjes dhe ka reflektuar mbi përvojat e tij si bashkëshort i Jennifer Lopez.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE