“Në promo dukesh super e shëndoshë”/ Ja si i përgjigjet Kiara këtij komenti

vovalbania September 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Në promo dukesh super e shëndoshë”/ Ja si i përgjigjet Kiara këtij komenti

Kiara Tito, e cila këtë sezon do të jetë prezantuese e spektaklit të humorit “Portokalli”, është përballur me komente për pamjen e saj në promon e parë të emisionit.

Një ndjekës e pyeti pse nuk kishte zgjedhur diçka tjetër për të veshur, duke thënë se dukej “e shëndoshë”.

Kiara iu përgjigj duke theksuar se nuk kishte asnjë arsye për të fshehur kilet e marra pas lindjes dhe se ishte e rëndësishme të pranonte trupin e saj siç është.

Ajo u shpreh se kishte lindur para katër muajsh dhe nuk shqetësohej për kilogramët e fituar, duke i cilësuar komentet e tilla si të pavenda për nënat e reja.

Me këtë përgjigje, Kiara kërkoi të përçonte mesazhin që trupi pas lindjes ka nevojë për kohë dhe se për të, prioritet ishte shëndeti, jo pamja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64239 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE