Video/ Ish-banorja e BBV flet shqip në ‘Canale 5’, e ngatërrojnë me gjuhën italiane

vovalbania September 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Video/ Ish-banorja e BBV flet shqip në ‘Canale 5’, e ngatërrojnë me gjuhën italiane

Modelja e njohur Gresa Hoti, e cila u bë e njohur për publikun nga pjesëmarrja në Big Brother VIP Kosova, ka bërë një paraqitje të veçantë në një prej spektakleve më të ndjekura në Itali, ‘Tu Si Que Vales’.

Programi, që transmetohet në Canale 5, e prezantoi Gresën si një partnere shqiptare, ku ajo shkëmbeu disa fjalë në gjuhën shqipe.

Në një moment gjatë emisionit, Gresa u shpreh: “Më pëlqen me shku në deti”, një frazë që ngatërroi jurinë, duke menduar se ishte një dialekt italian.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/09/Ish-banorja-e-BBV-flet-shqip-ne-Canale-5-e-ngaterrojne-me-gjuhen-italiane-iconstyle.al_.mp4

Hoti u përball me emra të njohur të ekranit italian, përfshirë Maria De Filippi dhe Sabrina Ferilli, duke sjellë kështu një moment të veçantë për shikuesit.

Kjo paraqitje e modeles shqiptare në një skenë ndërkombëtare shënon një hap të rëndësishëm për karrierën e saj dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut në Itali dhe Kosovë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE