Periudhë e vështirë, çfarë po ndodh muajt e fundit me Klea Hutën?

vovalbania September 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Periudhë e vështirë, çfarë po ndodh muajt e fundit me Klea Hutën?

Moderatorja e njohur, Klea Huta, po kalon një periudhë sfiduese shëndetësore, duke përballuar një seri problemesh që duket se nuk po mbarojnë.

Pas udhëtimit në Ibiza, ku humbi valixhet dhe pësoi një lëndim gjatë zhytjes, ajo ka vazhduar të ketë shqetësime shëndetësore, të cilat kulmuan me infektimin me Covid-19.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Klea ndau me ndjekësit e saj përvojën e vështirë të tre muajve të fundit. Ajo përshkroi një seri problemesh, duke filluar nga infeksionet e mëparshme, lëndimet dhe izolimin nga Covid.

“Më duhet ta pranoj që këto 3 muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Jo Mërkuri në retrogradë, por të gjithë planetët u përmbysën,” shkruan Klea.

Ajo përshkruan dhimbjen e vazhdueshme të kokës dhe vështirësitë me frymëmarrjen, duke treguar përpjekjet e saj për të lehtësuar simptomat me metoda të ndryshme, përfshirë aerosolët dhe avullin me gjethe dafine.

“Nuk gjeta rehat sikur 1 javë të plotë. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura, mes i thyer, gjunjë të vrarë, trup e shpirt të sakatuar, streptokok dhe tani qershia mbi tortë: Covid. Kam 2 javë e izoluar në shtëpi. Të premten dola e vajta në teatër, dje prapë në shtëpi dhe sot një xhiro në breg të detit. Dhimbja e kokës, e tmerrshme. Hundët e pamundur të mbushesh me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik me shiringë dhe prapë asgjë. E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë”.

Klea vazhdon të mbetet optimiste, edhe pse periudha e fundit ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE