Bëhet i ditur emri i futbollistit që do të fitojë Topin e Artë

vovalbania September 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bëhet i ditur emri i futbollistit që do të fitojë Topin e Artë

Sipas raportimeve nga media spanjolle Marca, Vinicius Junior pritet të fitojë Topin e Artë 2024, një çmim që do të dorëzohet më 28 tetor në Paris.

Pas dominimit të gjatë të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, Vinicius, lojtari brazilian i Real Madridit, duket se ka mposhtur konkurrentët e tij, përfshirë bashkëlojtarët e tij Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham, si dhe mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri.

Sezoni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm për Vinicius, ku ai kontribuoi me 24 gola dhe 11 asistime, duke ndihmuar Real Madridin të fitojë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Këto arritje janë arsyeja kryesore pse ai konsiderohet favorit për këtë çmim të rëndësishëm individual.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64255 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE