Einxhel tregon përse po qëndron larg televizionit: “S’të le radhë njeri, jemi bërë…”

vovalbania September 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel Shkira i rikthehet sërish ekranit, ja ku do e shohim së shpejti

Gazetarja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira ka kohë që qëndron larg ekranit televiziv.

Ajo pati një aventurë të paharruar në “Big Brother VIP Albania” dhe që prej atij momenti duket se vendosi të qëndrojë larg kamerës.

Ditën e sotme ajo ka organizuar një pyetësor me ndjekësit në Instagram, ku një prej tyre i ka shkruar Einxhelit, duke i kërkuar të prezantojë Festivalin e Këngës në RTSH.

“Të lutem prezanto këtë vit Festivalin e RTSH-së”, ka qenë mesazhi që mori Einxhel.

Një kërkesë të tillë moderatorja s’e kishte marrë ndonjëherë, por arsyen përse nuk mund të ndodhë një gjë e tillë e tregon vetë ajo.

“Mirë e ke ti, bukur do ishte, por s’të le radhë njeri. Se ne jemi bërë 5 moderatorë për metër katror” shkroi Einxhel.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64255 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE