Më në fund! Efi Dhedhes rikthehet në ekran, do të jetë pjesë e këtij emisioni

vovalbania September 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Video me barkun e rrumbullakosur, Efi Dhedhes është shtatzënë?

Efi Dhedhes do të rikthehet në ekran si pjesë e programit “E Diell” në Top Channel.

Ajo do të drejtojë një rubrikë të re që do të fokusohet në tatuazhet, një fushë ku Efi jo vetëm ka eksperiencë profesionale, por e konsideron gjithashtu edhe si një pasion personal.

Kjo rubrikë pritet të ofrojë një vështrim më të thellë mbi artin e tatuazheve, duke diskutuar trendet, teknikat dhe kuptimet e ndryshme që lidhen me këtë formë të artit vizual.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania” me një postim në Instagram.

“Më në fund nesër në 15:30 te E Diell”- shkruan Efi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE