Ulërima në studion e “Pa Filtra”, konkurrenti humbi ndjenjat në skenë
vovalbania
September 30, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk di si tua them, thjesht nuk ndihem mirë, kam 10 ditë që nuk fle, që nuk vë gjumë në sy. Nuk e di për çfarë arsye ka ndodhur. Kam humbur dhe vetën tim në këtë aspekt. Mund të më sillni pak ujë”, kështu e nisi prezantimin e tij konkurrenti i rubrikës “Pa Filtra” në “E Diell”, Top Channel.
Pasi tha këto fjalë, konkurrenti ra në mes të skenës pa ndjenja duke krijuar panik te panelit.
Por… e gjithë kjo ishte një ide e 24-vjeçarit për të fituar vëmendjen dhe për të treguar sa i mirë është në aktrim! I riu tregoi se ishte pjesë e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë.
“Kjo është hera e parë që luaj dramë, sepse përgjithësisht luaj komedi. ”, tha ai.
Për më tepër ndiqni videon: