Ish-banori: “Nuk kam qenë mirë pas Big Brother VIP. Dolën shumë gjëra”

vovalbania September 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Disa nga personazhet më të përfolur për t’iu bashkuar “Big Brother VIP 3”

Gani Gërmia ka kaluar një periudhë jo shumë të mirë pas daljes nga edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova.

Ai në një intervistë të fundit për “Artistët shqiptarë” tha se ka patur shumë ngarkesë.

Megjithatë, ish-konkurrenti thotë se nuk i bie pishman për asgjë që ka ndodhur brenda.

“Ka qenë mjegull, ka qenë shumë ngarkesë pas daljes. Duke e rikuperuar veten, tani jam mirë. E kam patur një ngarkesë të jashtëzakonshme, dolën edhe shumë gjëra që nuk i kam pritur, prej jetës jashtë. Por mirë”, u shpreh ai.

Gazetari e humoristi theksoi: “Kam qenë i shkëputur jashtë çdo projekti. Kam dashur të merrem me familjen dhe jetën. Tani jam duke bërë një projekt. Është format shou që trajton tema të ndryshme”.

Në fund, ai tha: “Kurrë në jetë nuk jam pishman. Bigu do të mbetet eksperienca më e mirë e jetës time. Unë jam shumë i lumtur që isha pjesë e Big Brother edhe brenda Bigut është një jetë ndryshe prej jashtë. Ajo që është me rëndësi që e gjithë ajo ngarkesë me kalimin e kohës ka me të mungu çdo ditë e më shumë. Kurrë pishman. Jam munduar ta bëj më të mirën”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64300 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE