Ekskluzive/ Sërish ndryshime në emisionin e mëngjesit në RTSH, drejtuesit e rinj rikthejnë moderatorët e vjetër

vovalbania October 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekskluzive/ Sërish ndryshime në emisionin e mëngjesit në RTSH, drejtuesit e rinj rikthejnë moderatorët e vjetër

Florian Agalliu dhe Matilda Mçini do të rikthehen në drejtimin e emisionit të mëngjesit në Radio Televizionin Shqiptar.

Vip Magazine ka mësuar se pas disa ndryshimeve brenda vitit të fundit, drejtuesit e rinj kanë vendosur rikthimin e tyre sërish në këtë program.

Së fundmi programi drejtohej nga Krisa Çaushi dhe Ardit Murataj. Ata zëvendësuan në këtë pozicion Ermal Qorin dhe Valbona Mhillin.

Krisa Çaushi drejton një tjetër program në RTSH, mbi lajmet më të fundit rreth vipave dhe spektaklit, “Stacioni Rozë”.

Nga ana tjetër, Ardit Murataj ka disa vite eksperiencë në ekran, me një start në Top Channel bashkë me Kiara Titon dhe Liesa Haxhiasllanin në programin rinor, Top Select.

/Vip-magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64347 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE