Intervista banale e Albanos, reagon Jul Deda: “Më ka ardhur keq që e kam parë…”

vovalbania October 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Intervista banale e Albanos, reagon Jul Deda: “Më ka ardhur keq që e kam parë…”

Aktori Julian Deda ka reaguar ashpër ndaj një interviste të fundit të dhënë nga kolegu i tij Albano Bogdo, ku ky i fundit përdori gjuhë tejet të rëndë dhe banale gjatë bisedës.

Deda, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehu keqardhjen e tij për mënyrën se si Bogdo ka rënë në këtë nivel të komunikimit publik, duke i kujtuar se talenti i tij nuk ka nevojë për të përdorur një gjuhë të tillë për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Deda theksoi se televizioni kërkon një etikë të caktuar, sidomos në raport me orarin e transmetimit, dhe fjalët e përdorura duhet të jenë të kujdesshme.

Ai vlerësoi talentin e Albanos, por nënvizoi se përdorimi i fjalëve të rënda si qëllim në vetvete nuk i shërben artit, dhe nuk është mënyra më e mirë për të mbajtur kontaktin me publikun.

“Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, që kam bërë humor. Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes.

Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj them që duhet të kemi shumë kujdes. Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë derexhe.

Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64367 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE