Lindi fëmijën në makinë, si paraqitet gjendja e nënës dhe e bebit

vovalbania October 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lindi fëmijën në makinë, si paraqitet gjendja e nënës dhe e bebit

Nëna dhe foshnja që lindi në makinë pasi u bllokuan në trafik si pasojë e protestës gëzojnë shëndet të mirë. Lajmi jepet nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

“Mirënjohje nga zemra për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën e djeshme nuk arritën të mbërrinin në kohë në maternitet. Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mirë”, njoftoi ajo.

Kujtojmë se ngjarja u raportua ditën e djeshme dhe gazetarja Glidona Daci siguroi pamjet kur gruaja mbërriti në ambientet e spitalit të Traumës me makinë private.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64693 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE