Video/ Edhe Khloé Kardashian paska marrë pjesë në festat e “Diddy-t”

vovalbania October 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Video/ Edhe Khloé Kardashian paska marrë pjesë në festat e “Diddy-t”

Çështja e skandalit të reperit Sean “Diddy” Combs duket se po përfshin shumë nga të famshmit e botës dhe tani është radha e njërës prej motrave të familjes Kardashian.

Khloé Kardashian ka qenë pjesë e këtyre festave në periudhën kur janë organizuar.

Kështu, në një video që ka qarkulluar sipas Page Six shfaqet Khloé që flet për festat e “Diddy-t” dhe kjo video daton para 10 viteve.

Në një episod të vitit 2014 të “Keeping Up With The Kardashians”, Khloé shihet duke folur me të motrën, Kourtney dhe shoqen e tyre Khadijah Haqq, në një ambient ku luhet bowling.

Në një moment, Khloé i tregon Kourtney-t për përvojën personale në një nga festat e” Diddy-t”. Ajo tha se mes të ftuarve ishte edhe 20-vjeçari Justin Bieber.

Kourtney më pas e pyet se kush tjetër ishte me të në këto festa dhe Khloé rendit një sërë emrash.

“”Diddy”, Quincy, Justin Bieber dhe French Montana,” duke shtuar se kishte qenë një eksperiencë shumë e mirë për të.

Sipas Kourtney-t, Khloé ishte “ende e dehur” kur u kthye në shtëpi.

Kujtojmë që Combs u arrestua në një hotel në New York disa javë më parë. Ai u ndalua në Park Hayatt, pas një hetimi federal, i cili çoi edhe në bastisjen e shtëpive të tij në Miami dhe Los Angeles, ku u zbuluan mbi 1,000 shishe lubrifikantë dhe lëndë të ndryshme narkotike.

Reperi u akuzua nga persona të ndryshëm, si dhe nga ish-e dashura Cassie Ventura, me të cilën ka qenë i lidhur për 10 vite. Në aktakuzat e bëra ndaj reperit dhe ikonës së hip-hop, ai akuzohej për abuzimin, kërcënimin dhe detyrimin e grave që të përmbushnin dëshirat e tij seksuale dhe më tej, edhe të miqve të tij, të famshëm ose jo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64705 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE