Zhgënjyese! Sara ofendohet publikisht nga ndjekësja të cilën e kishte ndihmuar ekonomikisht!
Kënga e re e publikuar nga Bardhi pak ditë më parë, “Qikës tem”, shkaktoi jo pak komente në rrjet.
Kënga i dedikohet vajzës së tij që pritet të vijë në jetë së shpejti, të cilën Bardhi dhe Sara kanë vendosur ta quajnë Nea.
Në tekstin e saj, Bardhi flet edhe për gjendjen e vështirë ekonomike me të cilën u përball pas daljes nga BBV.
Kjo për shkak se pas prishjes së marrëdhënies me ish menaxherin e tij, Bardhi tregoi se iu anulluan të gjitha koncertet.
E sakaq, një pjesë e rrjetit kanë fajësuar Sarën (ashtu siç kanë bërë prej kohësh) duke e akuzuar si shkaktare të shkëputjes së Bardhit nga menaxheri.
Madje, një koment i tillë vinte nga një femër të cilës Sara i ka shkuar në shtëpi dhe e ka ndihmuar ekonomikisht kur ka patur nevojë.
Vetë Sara e ka ndarë këtë koment në InstaStory, ku me të drejtë ka shkruar: “Goja që ke ‘ushqyer’ një ditë, do të të kafshojë!”