Pas “Panorama”, Luiz Ejlli ‘tallet’ edhe me gazetaren e RTSH (Video)

vovalbania October 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas “Panorama”, Luiz Ejlli ‘tallet’ edhe me gazetaren e RTSH (Video)

E djeshmja duket se ka qenë dita e “hakmarrjes” për Luiz Ejllin.

Ai reagoi për herë të parë ndaj artikujve që shkruhen ndaj tij në gazeta të ndryshme pasi u dënua me një vit burg për falsifikim dokumentash.

“Dënimi me burg i shkatërron karrierën Luiz Ejllit. Anulohen Koncertet. Stafi në panik” ishte ky artikulli i shkruar nga “Panorama” që nxiti një reagim publik të Luizit (E lexoni këtu).

Përpos gazetës “Panorama”, Luizi duket se ka ironizuar edhe një nga gazetaret e RTSH, pasi kjo e fundit e kontaktoi për të dhënë një koment përsa i përket dënimit me një vit burg.

“[…] Aida Topalli nga Jetë Shqiptare në RTSH. Do të donim të kishim një reagim të shkurtër sa i takon vendimit të Gjykatës së Fierit, sepse e kemi temë sot në emision”, ishte mesazhi i gazetares, ndërsa Luizi iu përgjigj shkurt:

“Urime për temën dhe emisionin. Klm”.

 

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/10/Tiktok_1727307357740.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64861 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE