Mbyllja e Kolegjit ‘Mehmet Akif’, Gjykata jep nesër vendimin!

vovalbania October 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbyllja e Kolegjit ‘Mehmet Akif’, Gjykata jep nesër vendimin!

Ditën e nesërme, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë do të japë vendimin në lidhje me mbylljen e kolegjit turk, “Mehmet Akif”.

Mësohet se vendimi për këtë kolegj, do të jepet në orën 08:30.

Më 26 shtator, gjimnazistet e kolegjit “Mehmet Akif”, protestuan kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e këtij institucioni arsimor.

Ata u mbledhën para ministrisë së Arsimit, ndërsa thanë se nuk ju kanë dhënë asnjë arsye mjaftueshëm të fortë sa për të justifikuar mbylljen e gjimnazit të tyre.

Qeveria vendosi më 22 shtator, për mbylljen  “Mehmet Akif”. Ky institucion funksiononte në Shqipëri që nga viti 1996 dhe është ndër të parat shkolla të mesme private të hapura në vend pas viteve 90’.

Vendimi i qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve.

Gjithashtu në vendim, kolegjit i kërkohet që të kthejë pagesat e kryera nga prindërit për pjesën e papërfunduar të shkollimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE