Aludimet për romancë të re, Romeo bën veprimin e papritur ndaj Heidit

vovalbania October 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aludimet për romancë të re, Romeo bën veprimin e papritur ndaj Heidit

Romeo Veshaj ka bërë një lëvizje të papritur duke fshirë të gjitha fotot nga profili i tij në Instagram, përfshirë ato me Heidi Bacin.

Ky veprim vjen pas emisionit “Goca dhe gra”, ku u lexua një poezi nga Heidi, e cila fliste për lëndim të ndjenjave.

Nuk është e qartë nëse fshirja e fotove nga Romeo lidhet me poezinë e Heidit, pasi çifti vazhdon të ndiqet ende në rrjetet sociale dhe Heidi ka ruajtur fotot e tyre të përbashkëta në profilin e saj.

Heidi ka sqaruar se poezia është shkruar dy vite më parë, por kohët e fundit e ka përkthyer në shqip dhe e ka ndarë me panelistet e emisionit.

Nga ana tjetër, së fundmi është përfolur se Romeo e ka lënë pas marrëdhënien me Heidin dhe ka nisur një njohje të re me një vajzë të pa njohur për publikun.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64693 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE