Temperaturat në rritje, jo të zakonta për tetorin/ Si parashikohet moti për këtë javë

vovalbania October 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Temperaturat në rritje, jo të zakonta për tetorin/ Si parashikohet moti për këtë javë

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore. Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit dhe depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit si dhe një pjesë të Evropës qendrore.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezentë përgjatë ditës së Enjte dhe atë të Premte. Gjithashtu vlen për tu theksuar se për shkak të masave ajrore jugore edhe temperaturat në orët e mesditës pritet të arrijnë vlera 29 deri në 31 gradë celsius; vlera këto disi më të larta se sa vlerat e zakonshme për muajin e Tetor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64693 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE