Lumbardhi i dërgon mesazh Kaderit pas ndarjes: “Ka gjithmonë arsye…”
vovalbania
October 14, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj kanë përfunduar lidhjen e tyre disa muaj pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 2, ku u takuan për herë të parë.
Pas ndarjes, Kaderi ka bërë disa deklarata që ngrenë pikëpyetje rreth shkaqeve, megjithatë detaje të tjera ende nuk janë bërë publike.
Së fundmi, Lumbardhi foli për këtë temë në emisionin “Talk With Afrona”, duke treguar që ndarja e tyre ishte një vendim i menduar. “Secila ndarje e ka historinë e vet, dhe kur dy të rritur zgjedhin të ndahen, ka gjithmonë arsye pas saj,” u shpreh ai.
Ai theksoi më tej që i dëshiron Kaderit vetëm të mirat për të ardhmen duke thënë:
“Unë mund të them që i uroj Kaderit më të mirat në botë edhe shumë suksese në jetë”.