Aktori i dashur i “Portokalli”, pjesë e “Big Brother Vip Kosova”?

vovalbania October 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publikohen pamjet e para të “Big Brother VIP Kosova 3” (Video)

Startimi i edicionit të tretë të “Big Brother Vip” është vetëm tre ditë larg dhe dyert e shtëpisë më të famshme në Kosovë do të hapen më 18 tetor.

Këtë vit, produksioni ia ka dalë të tregohet shumë diskret në lidhje me detajet e programit apo personazhet që do të marrin pjesë.

Aludimet kanë qenë të shumta, ama deri tani asnjë emër i konfirmuar si banor i shtëpisë së BBVK.

Mirëpo, duket se ish opinionisti i këtij formati na e zbuloi një personazh.

Gazetari Bled Mane, ka ripostuar pak më parë një Story ku ishte taguar nga aktori i humorit Rezart Veleshnja, ndërsa ajo çka kishte shkruar shtoi dyshimet.

“Të premten Rezi hyn diku”- ka shkruar Mane.

Çfarë starton të premten? Pikërisht “Big Brother Vip Kosova”.

Mbetet për t’u parë nëse Rezarti do të jetë me të vërtetë pjesë e BBVK, ama nëse do të ishte do të mund ta shihnim në të tjera dimensone që nuk kemi arritur t’i shohim si aktor i humorit në “Portokalli” për vite me rradhë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE