TRAGJIKE/ Po ecte mbrapsht me makinë, gjyshi përplas për vdekje nipin
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![TRAGJIKE/ Po ecte mbrapsht me makinë, gjyshi përplas për vdekje nipin](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/10//tragjike-po-ecte-mbrapsht-me-makine-gjyshi-perplas-per-vdekje-nipin.jpg)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz ku një 2-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht me makinë në oborrin e banesës. Shtetasi me iniciale P. M., po ecte mbrapsht me makinë kur përplasi nipin e tij.
Tragjikisht, 2-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.