Maratona e Tiranës/ Rrugët që bllokohen dhe si devijohet qarkullimi i mjeteve

vovalbania October 20, 2024 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
Maratona e Tiranës/ Rrugët që bllokohen dhe si devijohet qarkullimi i mjeteve

Ditën e sotme, do të mbahet Maratona e Tiranës, ku këtë herë është viti i 8 që zhvillohet. Për këtë shkak, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Bashkinë, do të bllokojnë një pjesë të mirë të rrugëve të kryeqyteti.

Më konkretisht, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe mjeteve të Policisë së Shtetit, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në akset rrugore:
Sheshi “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Deshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardi “Zogu i Parë”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiwanit, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiwanit, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.

Në zbatim të planit të masave, në të gjithë perimetrin e garës është vendosur sinjalistikë e përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet (me oraret përkatëse të kufizimit), duke shfuqizuar dhe mbuluar të gjithë sinjalistikën e mëparshme rrugore.

Në të gjitha akset rrugore të përmendura mësipër do të ndalohet:

– hyrja me automjete brenda perimetrit të garës;

– parkimi i automjeteve brenda perimetrit të garës, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore të vendosur;

– lëvizja me biçikleta, monopatina, apo motomjete, gjatë zvillimit të garës, në rrugët brenda perimetrit.

Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëngjitur kësaj urdhërese si më poshtë:

-Në Unazën e Mesme përveç segmentit Ura e Gjykatës Rrethit Tiranë deri tek rruga e “Elbasanit”, rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga e “Dibrës”, rruga e “Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga e “Kavajës” nga “Ura Teknologjike” deri te rruga “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Wilison” deri te rruga “Vaso Pasha”.

Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe bulevardin “Zhan D’Ark” me drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas. Në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave” me rrugën e “Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në bulevardin “Zogu I.

Në kryqëzimin e bulevardit ‘‘Zogu I” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.

Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Durrësit”.

Në kryqëzimin “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”.

Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frasheri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.

Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”.

Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit te qarkullimit në segmentin e rrugës ‘Pjetrë Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

Linja Nr. 1/A “Selitë- Kristal -Qendër- Stacioni i Trenit -Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit- Kristal –Qendër- Stacioni i Trenit- Allias” pezullohet i përkohësisht.

Linja Nr. 2 “Teg -Sauk i Vjetër- Kopshti Zoologjik- Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

Linja Nr. 3 “Kashar –Yzberisht- Qendër” devijon te “21 Dhjetori” dhe tek sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr.4 “Qendër- QTU- Megatek -City Park” devijon tek sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr. 5/A Ish Kombinati i Autotraktorëve — Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

Linja Nr. 5/B “Institut- Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I” .

Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër- Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër- Sanatorium-Teg” devijon te rruga e “Elbasanit”-rrethrrotullimi “Qyteti Studenti”.

Linja Nr. 9″Qyteti Studenti -Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.

Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri- Qendër -Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re- Sharrë” devijon te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.

Linja 12/B “5 Maji-Sharrë” devijon nga “Zogu I” te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Willson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr. 15 “Kombinat-Kinostudio” të devijojë te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (21 dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me Unazën e Vogël të vazhdojë drejt (prapa TOB).

Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” pezullohet përkohësisht.

Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, teknologjike dhe transport pasagjeresh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe nga ora 08.00 -16.00.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE