Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

vovalbania October 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar ku më të dukshme; vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke sjellë rrebeshe shiu; shira më të akët do të këtë në jug të territorit.

Orët e pasdites do të sjellin përmirësim të theksuar të motit duke bërë që i gjithë territori të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga1 0°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64828 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE