Nga veshja deri tek torta/ Gjithë detajet e dasmës së Lori Hoxhës!

vovalbania October 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lori Hoxha dhe partneri i saj i japin fund beqarisë në Meksikë?

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë mbrëmjen e kësaj të shtune. Dasma u realizua në qendër të Tiranës, tek ish-Sheratoni.

Burime për “Bordo” kanë mësuar detajet e kësaj dasmë, e cila duhet thënë se ishte një dasmë e vërtetë shqiptare. Pjesa jashtë ishte padyshim për koktejin e mirëseardhjes dhe më pas dasma u realizua në sallën e eventeve, dekoruar plot finesë dhe elegancë, me temë nga e kaluara, ku në qendër të sallës ndryshe nga zakonisht ishte orkestra dhe rreth saj vinin tavolinat.

Këngëtarët që kënduan ishin Sidrit Bejleri, Elita 5 dhe Arbërie Hatërgjonaj. Lori Hoxha kishte zgjedhur dy fustane, shumë të bukur, elegantë, të gjatë dhe të ngushtë pas trupit, ndërkohë flokët i kishte kapur topuz.

Një dasmë madhështore që të kthente pas në kohë, të gjithë të ftuarit ishin pa telefona ku mundën ta shijonin festën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Një nga momentet kulminante dhe më të bukura të dasmës ishte ai i tortës. Torta i ishte besuar “Belle Epoque Patisserie”, ishte shumë e bukur, jo më e lartë se 30 cm, e madhe dhe në formë të rrumbullakët, sipër me pufka me maja.

Një dasmë e vërtetë shqiptare me valle, këngë, dhe me çiftin dhe të ftuarit që e shijuan pafund të gjithë këtë mbrëmje të veçantë.

Të shumtë ishin personazhet e njohur në dasmë, nga Grida Duma, blogerja Sara Hoxha, Ed Manushi, Megi Pojani, Eno Popi, Arbër Hajdari, Erion Veliaj, Elvana Gjata, etj.., ndërkohë mungonte Bora Zemani, Linda Rama, Arbana Osmani.

Dasma zgjati deri në orën 04:00 të mëngjesit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64822 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE