Çfarë ndodhi? Olta Gixhari ‘shpërthen’ ashpër: Po të isha Vëllai i Madh do ta përjashtoja këtë banor
vovalbania
October 26, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Olta e ka pyetur Aria-n se si iu është dukur vetja në klipin e saj bashkë me Gresën, klip ky që përfshinë një gjuhë degraduese mes shume ofendimesh dhe debatesh të forta mes dy vajzave.
Olta i tha Arias që sipas saj, kjo e fundit po kalon në histerizëm.
“Unë pash në atë video që ti e ke ofenduar dhe bullizuar Gresën. Unë mund të them që deri tani ti je bullizuesja më e madhe në atë shtëpi”, deklaroi Olta.
Madje në një moment opinionistja deklaroi se po të ishte “Vëllai i Madh”, Arian do e kishte përjashtur sot nga emisioni.