Rrëfimi tronditës i Einxhel Shkirës: “Kanë tentuar të abuzojnë seksualisht me mua në moshën 15-vjeçare”
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Rrëfimi tronditës i Einxhel Shkirës: “Kanë tentuar të abuzojnë seksualisht me mua në moshën 15-vjeçare”](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/10//rrefimi-trondites-i-einxhel-shkires-kane-tentuar-te-abuzojne-seksualisht-me-mua-ne-moshen-15-vjecare.jpeg)
E ftuar në emisionin “Goca & Gra” moderatorja Enixhel Shkira tregoi një ngjarje tronditëse.
Ajo u shpreh se në moshën 15-vjeçare ishte tentuar që të abuzohej seksualisht, kur ajo përpiqej të bëhej pjesë e aktiviteteve televizive për fëmijë.
“Që në fillimet e mia, besoj se njerëzit e dinë, ose dhe s’e dinë që kjo bota e showbizz-it, kjo fusha që kemi zgjedhur ne është e egër në format e veta dhe si një vajzë e vogël 15-vjeçare që kam dashur të merrem me aktivitete, këto programet kompetitive që kanë qenë, nuk e kam menduar kurrë që dikush që merret me ëndrrat e të rinjve dhe fëmijëve, do të dojë të abuzojë me këto ëndrra.
Kur them abuzim, e kam fjalën për abuzim të mirëfilltë për motive përfituese seksuale. Unë si një person shumë i fokusuar te ajo që doja të bëja, nuk kam dashur kurrë të devijojë nga ky rrugëtim.
Më ka thënë: “Ti nuk di të shijosh jetën” sepse donte të më jepte alkool. Nuk e kam denoncuar sepse atëherë mendoj se vërtet isha unë ajo që nuk dija të shijoja jetën. Mua më shumë mu bë mësim sesa traumë”, u shpreh Einxhel.