“Kur zemra ime u thye”- Loredana shkruan libër për jetën e saj

vovalbania October 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kur zemra ime u thye”- Loredana shkruan libër për jetën e saj

Loredana Zefi vjen me një projekt të ri dhe nuk ka lidhje me muzikën. Për herë të parë ajo do të sjellë një libër.

Loredana e ka njoftuar projektin e ri në Instagram, duke zbuluar se ka shkruar historinë e saj dhe ka shpalosur detaje nga jeta private dhe profesionale.

Loredana njoftoi se libri do të dalë në treg më 18 nëntor dhe do të zbulojë më shumë detaje edhe nga e kaluara e saj.

“Sigurisht që të gjithë mund ta konsiderojnë historinë e tyre si të më trishtën, më dramatiken dhe më prekësen. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishta sepse është e imja, e dini? E kam ndier, përjetuar dhe jetuar. Kështu që, mirë se vini në historinë time, të cilën e kam shkruar edhe pse ndonjëherë dhemb të kthehesh në plagët e së kaluarës, t’i përjetosh ato përsëri. Këtu po ndaj përvoja nga jeta ime private, të cilat as në ëndrra nuk t’i bëja publike më parë. Libri im “Als mein herz brach” (Kur zemra ime u thye) del më 18 nëntor dhe është i disponueshëm kudo”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64945 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE