Diell, vranësira dhe mjegull, ja si parashikohet moti për ditën e sotme në të gjithë territorin
vovalbania
October 29, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Aktiviteti masave ajrore të thata me origjinë perëndimore do të bëjë që vendi ynë ditën e sotme të vijojë me kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësirat kalimtare.
Era për pjesën më të madhe të ditëve do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 2-7 m/s ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-15m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3ballë.
Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina do të jetë prezente në orët e para të ditës kryesisht në zonat luginore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 22 °C,
në vendet e ulëta: 13 / 23 °C,
në vendet malore: 8 / 19 °C.