Zgjat vetëm 5 sekonda! Metoda e thjeshtë e cila zgjidh problemet në marrëdhënien tuaj
Keni pasur ndonjëherë një mosmarrëveshje të vogël me partnerin tuaj që shpesh ka përshkallëzuar dhe ju ka bërë të mendoni ndarjen? Kjo, fatkeqësisht, nuk është e pazakontë në marrëdhënie mes çiftesh.
Ajo që fillon si një mosmarrëveshje e vogël mund të kthehet në një sherr të madh, shpesh nga asgjëja. Për shumë çifte, kjo situatë duket si e pakalueshme, megjithatë, kërkimi i ri psikologjik ka zbuluar një teknikë të thjeshtë për të ndaluar këtë problem në mënyrë kaq të thjeshtë, sa që të duhen vetëm pesë sekonda. Por si të zbatoni “rregullin e 5 sekondave”?
Si fillim ndaloni dhe merrni frymë. Kur të ndieni se biseda po tensionohet, sugjeroni një pushim prej pesë sekondash. Merrni frymë thellë së bashku për të krijuar një moment qetësie. Së dyti numëroni së bashku. Si një mënyrë argëtuese për të siguruar që pushimi të merret seriozisht, numëroni deri në pesë së bashku. Ky veprim i përbashkët ndihmon të dy partnerët të rinisin komunikimin me qetësi.
Reflektoni! Përdorni pushimin e shkurtër për të menduar për ndjenjat tuaja dhe për atë që dëshironi të komunikoni vërtet. Ky reflektim mund të ndihmojë për të qartësuar mendimet tuaja. Kjo është një zgjidhje e thjeshtë, falas dhe që shkencërisht ofron rezultate për të shuar emocionet negative gjatë debateve në çift. Është më e lirë se terapia kur nuk keni probleme të tjera madhore dhe mund të zbatohet lehtësisht në ndërveprimet e përditshme.