Mesazhi prekës i Bes Kallakut për ditëlindjen e parë të djalit, Amen

vovalbania November 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mesazhi prekës i Bes Kallakut për ditëlindjen e parë të djalit, Amen

Ditën e djeshme, djali i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, Amen, feston 1-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë, Besi i ka dedikuar një urim të ngrohtë dhe prekës me fjalë me domethënie të thellë për të birin.

Në mesazhin e tij, Besi i dhuron Amenit një udhëzim shpirtëror, duke i dhënë librin e shenjtë si simbol të dashurisë dhe vlerave që shpreson t’i trashëgojë.

“Në ditëlindjen tënde të parë, po të dhuroj atë që duhet të kërkosh në fillim, mbretërinë e Perëndisë,” shkruan ai, duke e këshilluar të birin që të gjejë gjithmonë përgjigjet dhe vlerat e jetës në fjalën e Perëndisë.

Besi këshillon Amenin të kultivojë dashurinë dhe përulësinë, veçanërisht ndaj njerëzve që do të qëndrojnë pranë tij në momentet e vështira.

Statusi i plotë:

Amen, biri im!
Ne ditelindjen tende te pare, po te dhuroj ate qe duhet te kerkosh ne fillim, mbreterine e Perendise.
Askush ne jete nuk do te ta mesoje udhen, te verteten dhe jeten me shume se sa ky liber, me shume se sa fjala e Perendise.
Gjithcka qe do kerkosh dhe do pyesesh, cdo pergjigje do e gjesh ketu.
Do kuptosh perulesine dhe dashurine e mbi te gjitha perjetsine.
Duaji te gjithe ata qe ke afer, sidomos ata qe do te rrine afer ne momentet e veshtira. Jep dashuri ne jete, e vetmja gje qe do te te afroje me Zotin.
Do kuptosh se fuqia e jetes edhe vdekjes gjendet vetem ne gjuhen tende e ne fjalen tende.
Do kuptosh se njeriun nuk e ndot papastertia e ushqimit por cdo fjale qe del nga goja e tij. Qofsh i embel mjalt, sic je, sic jeni bashke me Ajken. J’u dua! Urime 1-vjetorin loku im i vogel.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE