Lorenc Vangjeli: Nëse hyj në Big Brother, di më shumë se Luizi…

vovalbania November 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lorenc Vangjeli: Nëse hyj në Big Brother, di më shumë se Luizi…

Lorenc Vangjeli ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca & Gra” për të sqaruar deklaratën e tij të rëndë të bërë disa ditë më parë.

“Njerëzit me kancer, janë të dënuar me vdekje nga Perëndia”, u shpreh Vangjeli ditë më parë, deklaratë e cila shokoi rrjetin.

Megjithatë në intervistën e tij, Vangjeli iu përgjigj edhe pyetjes nëse do ta pranonte ftesën për të qenë opinionist i Big Brother VIP Albania 4.

Einxhel Shkira: Lorenc, a do kishit pranuar të ishit pjesë e Big Brother si opinionist?

Rudina Dembacaj: Uaa. Po ku dëgjohet ky. Zgjatet shumë Z. Vangjel. Në Big Brother s’ke kohë vëlla.

Lorenc Vangjeli: Një moment. Jo jo do t’ju thosha diçka tjetër. Më fal se kjo më tingëlloi si frezë dentisti në nerv të dhëmbit. Edhe njëherë. Duhet të kalohen shkallë pas shkalle. Do të doja të isha fillimisht si banor i shtëpisë…Ju faleminderit që më bësuat. Ndjesë por këtë mund ta them. Di shumë më tepër anekdota se Luizi dhe do të më pëlqente të grindesha me njerëz si Egla.

I pyetur më tej nëse do ta pranonte ftesën si banor, ai tha:

“Për fat të keq është ftesë që vjen vonë.”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE