Rrëfimi prekës i Albërie Hadërgjonaj: “Burri më tradhtoi në burg. M’i prehu krahët”
Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ka shpalosur një rrëfim shumë prekës dhe emocional në podcastin e Alketa Vejsiu.
Albëria ka folur hapur për një periudhë të vështirë të jetës së saj, kur dashuria e saj e jetës, Mentori, ndodhej në burg. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një pjesë të jetës, që nuk është aspak e lehtë, dhe ka zbuluar përmes fjalëve të saj sa shumë ka vuajtur për dashurinë e tij.
“Kur rritesh, e kupton se nuk të jepet e njëjta monedhë. Mua nuk mu kthye”, ka thënë Albëria, duke u shprehur se ka dashur ish-burrin e saj më shumë se gjithçka në jetë. Ajo ka treguar se përpjekjet e saj për ta mbajtur lidhjen gjallë gjatë periudhës kur ai ndodhej në burg ishin të pafundme, por zemra e saj u thye kur ai e tradhtoi pas hekurave.
Në një moment të thellë emocional, Albëria ka shpjeguar se tradhtia e Mentorit ishte ajo që i mori çdo forcë dhe e bëri atë të kuptojë se ndonjëherë fjalët e mëdha nuk janë të vërteta.
“Të jesh atje për dikë dhe të japësh gjithçka, dhe ai të kthehet mbrapsht me tradhti, është e pamundur ta përballosh”, tha ajo, duke shtuar se kjo përvojë e bëri të humbiste gjithçka, duke shënuar një moment të rënda për të.
“Nuk di si ta personifikoj atë djalë. Ai është njëri shumë i mirë, por me mua nuk ishte siç isha unë me atë. Tradhtia në burg mua m’i preu krahët sepse ishtë shumë e lodhshme si eksperiencë”, tha interpretuesja e hitit “Jeta s’është lodër”.
Albëria ka zbuluar gjithashtu se gjatë kësaj periudhe, ajo ishte shumë e dobët dhe u lodh nga të gjitha përpjekjet për të mbajtur marrëdhënien.
“U lodha, isha bërë 40 kile pas tij”, ka theksuar ajo, duke shpjeguar se ishte një periudhë shumë e vështirë për të, ku ajo ndiente se po jepte gjithçka për dikë që nuk e vlerësonte.