Angela Merkel fiton çmimin e OKB-së për refugjatët
Ish kancelarja gjermane Angela Merkel ka fituar çmimin prestigjioz Nansen të agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara. Ajo ka marrë vlerësime për vendosmërinë e saj për të mbrojtur azilkërkuesit gjatë kohës që ishte në detyrë.
Çdo vit çmimi i jepet një personi, grupi ose organizate që ka mbrojtur refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit ose personat pa shtetësi.
Nën udhëheqjen e ish kancelaresMerkel , Gjermania mirëpriti më shumë se 1.2 milion refugjatë dhe azilkërkues në 2015 dhe 2016, – në kulmin e konfliktit në Siri dhe mes dhunës vdekjeprurëse diku tjetër.
Në atë kohë, kancelarja tha: “Ishte një situatë që vuri në provë vlerat tona europiane. Nuk ishte asgjë më shumë apo më pak se një imperativ humanitar”.
Ajo u bëri thirrje bashkëkombësve të saj gjermanë që të refuzojnë nacionalizmin dhe u kërkoi atyre të jenë “të sigurt në vetvete, të lirë, të dhembshur dhe mendjehapur”, tha UNHCR në deklaratën e saj.