Çfarë ndodhi mes tyre? Denisi flet për ndarjen me Xhesikën: “Do mbaj fajin”

vovalbania November 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi mes tyre? Denisi flet për ndarjen me Xhesikën: “Do mbaj fajin”

Një ndër çiftet e “Love Island Albania”, Denisi dhe Xhesika konfirmuan ndarjen e tyre disa muaj më parë.

Së fundmi, Denisi ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në Ora News, ku ndau detaje të reja mbi prapaskenat e ndarjes.

“Në marrëdhënien tonë kishte filluar të zbehej diçka, si nga ana e saj, ashtu edhe nga ana ime,” tha ai. Sipas Denisit, disa ngjarje që nuk deshi t’i zbulojë kanë ndikuar në fundin e marrëdhënies.

“Kur mungon dëshira dhe nuk je në të njëjtën faqe me tjetrin, është më mirë për të dyja palët që marrëdhënia të mbyllet.”

I pyetur për ndarjen e fajit, Denisi pranoi: “Një postim i panevojshëm më ka vendosur mua si fajtor, por unë e marr përsipër këtë faj. Dua që pala tjetër të ndihet rehat, kështu që nuk është problem për mua.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE