Aksidenti i rëndë i ‘kushton’ Ledjona Xheladinajt projektin televiziv!
vovalbania
December 13, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ledjona Xheladinaj ka ndarë një lajm të papritur me ndjekësit e saj përmes një postimi në Instastory.
Ajo njoftoi se projekti i saj i ri, që ishte planifikuar të lançohej në dhjetor, është shtyrë për shkak të disa sfidave shëndetësore që po përballet.
Në mesazhin e saj, Ledjona falënderoi ndjekësit për mbështetjen dhe dashurinë, duke shprehur optimizmin se do të rikthehet së shpejti:
“Premtoj që do rikthehem shumë shpejt, gjithmonë me Zotin pranë.”
Për të qetësuar publikun dhe për të larguar shqetësimet, ajo shtoi: “Jam mirë dhe kjo më mjafton. Ju dua.”